Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jetike që opozita të vijë në Komisione”, Balla i përgjigjet kritikave: S’kemi shkrirë ‘Integrimin’, u kemi shtuar më shumë përgjegjësi madje
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, u shpreh sot në seancën e Parlamentit se mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore, përpos çështjeve të tjera. Balla iu përgjigj edhe akuzave dhe pakënaqësive të opozitës, në lidhje me ngritjen e Komisioneve dhe deklaratës së u është hequr nga drejtimi Komisioni i Integrimit. “Mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë. Kemi ardhur me propozim ku puna në Komisione të reflektojë kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Edhe opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm. Nuk i kemi marrë asnjë komision opozitës por i kemi shtuar më shumë fusha jetike dhe përgjegjësi. Është jetike që opozita të vijë në Kuvend dhe të drejtojë komisionin e arsimit,...