Çelja e katër grupkapitujve të tjerë, Marta Kos: Ne mbështesim vizionin e kryeministrit Rama, keni përkrahjen tonë për mbylljen e negociatave brenda 2027

Çelja e katër grupkapitujve të tjerë, Marta Kos: Ne mbështesim vizionin e kryeministrit Rama, keni përkrahjen tonë për mbylljen e negociatave brenda 2027

Shqipëria hap sot 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, të cilët u shtohen 24 kapitujve që janë hapur në 11 muaj. Në një deklaratë për mediat në Bruksel, komisionerja e BE për zgjerim Marta Kos u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ka ecur me hapa mbresëlënëse në çeljen e kapitujve, duke e inkurajuar që të vijojë me këtë ritëm. Ajo tha se BE mbështet vizionin e Edi Ramës që Shqipëria të mbylle procesin e negociatave brenda vitit 2027. “Sfidat më të mëdha janë që nuk është e lehtë të çelesh kapituj. Jemi të sigurt që jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate në reforma që të jetë në gjendje të mbyllë kapitujt,...