Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Grabitje me armë në një karburant në dalje të Librazhdit, kapen autorët
Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës,në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit. Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ka ndërmarrë veprime të shpejta, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje. Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë...