Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

pedro sanchez SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste. Të dielën (15.09.) aktivistë pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çiklistike Vuelta a España, e cila u desh të shkurtohej, sepse protestuesit bllokuan itinerarin. Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Madridi ndërpret kontratën për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael Qeveria spanjolle ka anuluar një kontratë me vlerë gati 700 milionë euro për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael. Konkretisht fjala është për një kontratë...