Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vazhdon strategjia e Berishës për të shpëtuar bandën e klubit “Partizani” nga burgu duke kryqëzuar gjyqtaren Gjoka…
Procesi gjyqësor për aferën e privatizimit të ish-klubit “Partizani” po kthehet në një betejë të hapur politike dhe mediatike, ku në qendër është strategjia e Sali Berishës për të shpëtuar vetem nga burgu familjen e tij dhe bashkëpunëtorët më të afërt. Në vend që të përballet drejtpërdrejt me akuzat e SPAK, kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur të sulmojë gjykatën dhe gjyqtaren Irena Gjoka, duke hedhur dyshime mbi integritetin e saj dhe duke e kthyer sallën e gjyqit në arenë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë. Në këtë skenar, ku Malltezi, Begeja dhe Pustina kërkojnë pavlefshmëri të akteve, ndërsa avokatët e Berishës akuzojnë ambasadorë, gjyqtarë dhe prokurorë, duket qartë se objektivi kryesor nuk është zbardhja e së vërtetës, por shmangia e përgjegjësisë penale dhe vonimi i...