Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Hapen negociatat për Agjendën e Gjelbër, Komisionerja Kos: Objektivi përmbyllja në 2027
Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht një tjetër grupkapitull në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare u çel Grupkapitulli IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit europian.Në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin, zonja Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke e quajtur mbresëlënës ritmin e ecurisë së reformave.“Sot kemi hapur grupkapitullin e katërt, dhe mbetet vetëm një i fundit për t’u çelur. Shqipëria ka qenë një kandidate jashtëzakonisht e zellshme dhe e përkushtuar. Qëllimi ynë është përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, dhe unë mbështes plotësisht këtë vizion...