Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kryeministri sulmoi gjyqtarin, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ashpër: Boshku është model në punë, Rama do të përballet me ligjin
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin Marko Boshku, të cilin Rama e akuzoi për rikthimin në detyrë të një ish-drejtuesi të Autoritetit të Mbikqyerjes Policore (AMP) me precedentë disiplinorë. Në një deklaratë zyrtare, Shoqata shpreh “revoltën” e saj për sulmin që e konsideron “të paprecedentë dhe të papranueshëm” ndaj gjyqtarit Boshku, të cilin e përshkruan si një “model integriteti” në detyrë. Për më tepër, Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë një qëndrim të qartë mbrojtës ndaj gjyqtarëve dhe kërkon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shoqata thekson se çdo deklaratë denigruese nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv përbën ndërhyrje...