“Virozat më agresive se Covid”/ Kulmi i vizitave, reagon mjekja: Fëmijët me temperaturë të lartë, grip agresiv

“Virozat më agresive se Covid”/ Kulmi i vizitave, reagon mjekja: Fëmijët me temperaturë të lartë, grip agresiv

Po përballemi me një shpërthim virozash te fëmijët, paralajmëroi pediatria Sonila Brati. “Jemi në kulmin e virozave. Me nisjen e shtatorit dhe hapjen e shkollave e kopshteve, fëmijët pas dy javësh janë rikthyer tek ne me simptoma të rënda, kryesisht me temperaturë të lartë që shkon deri në 40 gradë dhe probleme me bajamet. Ndërsa problemet e lëkurës janë më të pakta krahasuar me verën”, tha Brati. Ajo theksoi se ka pasur raste të shpeshta me Covid si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit. “Covid ka qenë prezent gjatë gjithë verës, në grupmoshat e rritura, por edhe te fëmijët. Ka raste kur kalon me simptoma të lehta, por edhe të rënda, ndaj vetëm tamponi e ndan nga një virozë e zakonshme”, u shpreh mjekja....