Dy të vdekur dhe 9 të plagosur në jug të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

Dy të vdekur dhe 9 të plagosur në jug të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur të tjerë në jug të Ukrainës, në rajonet Zaporizhia dhe Mykolaiv, thanë zyrtarët lokalë, ndërsa evropianët shqetësohen për mundësinë e përhapjes së luftës. “Një person u vra” gjatë bastisjes, tha në Telegram Ivan Fedorov, kreu i komandës ushtarake në rajonin Zaporizhia, duke shtuar se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje. “Numri i të plagosurve në sulmin armik në Zaporizhia është rritur në nëntë”, shtoi ai në një postim tjetër. Në Mykolaiv, Vitaly Kim raportoi një të vdekur në rajonin e tij. “Disa orë më parë, rusët sulmuan një fermë në komunën Chornomorska”, tha ai. “Një burrë, u vra ndërsa punonte në fushë”, shtoi guvernatori rajonal nëpërmjet Telegram, duke dënuar një “sulm të synuar ndaj civilëve”....