Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Adoleshentët kinezë urdhërohen të paguajnë 260,000 euro pasi urinuan në një tenxhere me lëng mishi në një restorant
Dy adoleshentë që urinuan në një tenxhere me lëng mishi në një restorant janë urdhëruar nga një gjykatë të paguajnë 2.2 milionë juanë (rreth 260,000 euro) për dy kompani furnizimi me ushqim në Kinë. Sipas BBC, incidenti, i cili ndodhi shkurtin e kaluar në një degë të rrjetit të restoranteve Haidilao në Shangai, shkaktoi trazira pasi 17-vjeçarët ngarkuan në internet një video të aktit të tyre të neveritshëm. Edhe pse nuk ka prova se dikush e ka konsumuar ushqimin, Haidilao ishte ofruar të kompensonte mijëra klientë që kishin ngrënë në restorant në ditët pas incidentit. Në mars, Haidilao kërkonte më shumë se 23 milionë juanë dëmshpërblim, duke pretenduar se shuma përfshinte kompensimin që u kishte paguar klientëve për incidentin. Të premten, një gjykatë e Shangait...