Trump padit ‘New York Times’-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

Trump padit ‘New York Times’-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar ngritjen e një padie për shpifje kundër gazetës prestigjioze The New York Times, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 15 miliardë dollarësh. Trump e bëri njoftimin përmes platformës së tij Truth Social, duke deklaruar se padia do të depozitohet në Florida. Ai akuzoi median amerikane se ka gënjyer dhe ka përhapur shpifje ndaj tij, familjes dhe aktivitetit të tij biznesor e politik. “Sot, kam nderin e madh të ngre një padi prej 15 miliardë dollarësh për shpifje kundër The New York Times. Ata janë lejuar të shpifin për një kohë shumë të gjatë dhe kjo ndalet tani”, shkroi Trump. Duke e cilësuar The New York Times si “një nga gazetat më të këqija dhe të degjeneruara në historinë e...