Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundër Ramës për “ministren Diella”: S’na i lan dot hesapet me korrupsionin!
Ish ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati, del kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ‘ministër AI’, siç është Diella, dhe që tanimë është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Përmes një opinioni të postuar në rrjetet sociale, Bushati shkruan ndër të tjera se, inteligjenca artificiale për t’u implementuar në shoqëritë demokratike, siç është ngritja e një ministrie AI, duhet që së paku të vijë përmes politikave të bazuara në studime të mirë-vërtetuara. Sipas ish kryediplomatit shqiptar, Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, gjë e cila shpesh na mungon. “Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen’, shkruan Bushati. Ndër...