Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvendi me dy seanca plenare, çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot dy seanca plenare. Seanca e parë nis në orën 10:00 dhe do të ketë në fokus zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariateve dhe përbërjes së Byrosë së Kuvendit. Ndërsa seanca e dytë, e parashikuar për në orën 17:00, do të diskutojë dhe miratojë përbërjen e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare. Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim konsultues me krerët e grupeve parlamentare për ndarjen e komisioneve. Sipas marrëveshjes së paraqitur, maxhoranca do të drejtojë 7 komisione, ndërsa opozitës i janë lënë 4. Partia Demokratike ka kundërshtuar fort këtë ndarje, duke akuzuar maxhorancën se i ka hequr opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit Europian, që historikisht i është besuar opozitës. Kryetari i...