Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit (Emri)
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës, Bledar Duro, pasi ngacmonte vajzat e mitura. Ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet...