Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet nga SHBA një tjetër anije venezueliane, vdesin 3 persona/ Trump: Kartelë të dhunshëm, po trafikonin drogë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se një tjetër anije venezueliane që o udhëtonte në ujërat ndërkombëtarë drejt SHBA-ve duke transportuar drogë, është goditur nga Amerika duke vrarë dhe 3 personat që ndodheshin në bord. “Këtë mëngjes, me urdhër të mi, forcat ushtarake amerikane kryen një sulm të dytë kinetik kundër karteleve të trafikimit të drogës dhe narkoterroristëve të identifikuar pozitivisht dhe jashtëzakonisht të dhunshëm. Këto kartele jashtëzakonisht të dhunshme të trafikimit të drogës përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Trump në Truth Social. Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan më 2 shtator, kur me udhër të Trump u godit një anije në ujërat e Karaibeve që dyshohej se po transportonte drogë, pjesë e kartelit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke vrarë 11 persona. Duke folur më vonë nga Zyra Ovale, Trump tha...