Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bruksel, nis punimet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE/ Rama e cilëson rekord hapjen e 4 kapitujve të rinj
Të pranishëm në takim janë krahas kryeministrit Edi Rama edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Gjithashtu i pranishëm është edhe ministri i ri i Mjedisit, Sofian Jaupaj, që Rama e propozoi gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. Po kështu në Bruksel ndodhet edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndodhet sot në Bruksel. Takimi bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos. Transporti Legjislacioni i BE-së për transportin synon të përmirësojë funksionimin e tregut të brendshëm duke promovuar shërbime transporti të sigurta, efikase, miqësore me mjedisin dhe të përshtatshme për përdoruesit. Kapitulli i transportit mbulon sektorët e transportit...