Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot Shqipëria zhvillon Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE, kapitujt që do të hapen
Shqipëria do të zhvillojë sot, 16 shtator, Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Ajo pritet të nisë në orën 08:00 dhe do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Danimarkës për Çështjet Evropane, Marie Bjerre. Kujtojmë se Danimarka mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Tirana do të hapë katër kapitur të rinj të negociatave që janë Politika dhe Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi me Ndryshimet Klimatike. Këto kapituj mbulojnë fusha të një rëndësie thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe për afrimin e mëtejshëm me standardet e Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka cilësuar më herët një lajm të mirë dhe një rekord absolut shpejtësie në procesin e negociatave hapjen e kapitujve të rinj. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE nisi zyrtarisht në...