Gjermani/ CDU e SPD i japin fund ngërçit politik, Merz drejt postit të kancelarit

Gjermani/ CDU e SPD i japin fund ngërçit politik, Merz drejt postit të kancelarit

Konservatorët dhe partitë e qendrës së majtë në Gjermani kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, pas javësh të tëra negociata.Përmes akordit në fjalë, ekonomisë më të madhe në Evropë i është hapur rruga për një lidership të ri. Friedrich Merz, kryetari i Unionit Kristian Demokrat, CDU, pritet të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë, duke zëvendësuar Olaf Scholz.Blloku dypartiak i udhëhequr nga Merz doli si forca më e fuqishme politike nga zgjedhjet federale të muajit shkurt në Gjermani. Merz iu drejtua Social-Demokratëve, partia e qendrës së majtë e drejtuar nga Scholz, që të bënin bashkë një koalicion me shumicë parlamentare. Megjithatë do të duhet pak kohë përpara se Parlamenti të mund të zgjedhë Merz si kancelar, gjë që pritet të ndodhë...