Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sërish paratë llaç e tulla; Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese. Gjatë vitit të kaluar 31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka...