Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria

Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante. Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri. Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë janë ende të padeklaruar, por që autoritetet thonë se edhe ata do të verifikohen dhe sekuestrohen gjatë orëve në vazhdim. Operacioni që ende vazhdon, konsiderohet si më i madhi i llojit të tij deri tani në historinë e Bashkimit Europian. Deri tani është verifikuar se dëmi i shkaktuar ekonomisë së vendeve europiane nga taksat e importit dhe TVSH-ja llogaritet në mbi afro 800 milionë euro, kurse vlera e mallrave të...