“Jepja rrogën pensionistëve të lagjes tënde”, gazetari sherr me Mziun: Të përmend unë gijotinën dhe e shihni…

“Jepja rrogën pensionistëve të lagjes tënde”, gazetari sherr me Mziun: Të përmend unë gijotinën dhe e shihni…

Në “Off the record” më Andrea Dangllin, gazetari Ardit Rada u përplas me deputetin demokrat Xhelal Mziu. Ishte ky i fundit që ngriti akuza se pensione dhe pagat sot janë të pamjaftueshme, teksa Rada kërkoi që opozita të udhëheqë me shembuj. “Vini këtu dhe na e shfryni ne gazetarëve që nuk mendojmë si ju atë debatin e munguar në Parlament. Direkt ju, që në seancën e parë duke thënë s’na lanë të flasim. Po prisni së keni edhe 4 vite. Edhe na bëni populizma tani me pensione e paga. Po pse kur i kanë dalë ndonjëherë pagat dhe pensionet këtij populli në 32 vite pluralizëm, që s’po i del sot të jetojë siç do donim?. Po të jetë për populizëm ta tregoj unë ty… Hajde...