Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Champions League/ Tudor para sfidës me Dortmund: Duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë
Trajneri i Juventusit, Igor Tudor e cilësoi ndeshjen e nesërme përballë Dortmund në Champions League si shumë të rëndësishme. Ai theksoi se Juventusi kërkon të shkojë shumë larg. “Nuk mendoj kurrë se sa larg mund të shkojmë si ekip. Përndryshe, nuk do shikonim atë që kemi përpara. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Borussia Dortmund. Duhet të shkojmë fort dhe të shohim se ku mund t’i dëmtojmë, të planifikojmë zëvendësimet tona, kjo është ajo që ka rëndësi. Ky është një kompeticion me ekipe të nivelit të lartë dhe ndeshje të vështira”, tha Tudor.