Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë dollarë për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët

Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë dollarë për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët

Ukrainës do t’i duhen të paktën 120 miliardë dollarë për mbrojtjen e saj në vitin 2026, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal,  theksoi se financimi është thelbësor për të mirëmbajtur linjat mbrojtëse, për të prodhuar më shumë dronë dhe armë të tjera, për të mbrojtur qiellin dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm rus.  “Ekonomia e luftës tregon se nëse shpenzojmë më pak para se Rusia, atëherë do të fillojmë të paguajmë me territoret tona dhe, më e rëndësishmja, me jetën tonë“, shprehet Denys Shmyhal, ministër ukrainas i mbrojtjes. Shpenzimet e mbrojtjes së Ukrainës u rritën ndjeshëm pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe tani ajo shpenzon më shumë se 31% të produktit të...