Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Isha unë”/ Vrasësi i Charlie Kirk pranoi krimin në një bisedë online para se të dorëzohej: Më vjen keq për gjithçka
Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen në një bisedë online para se të dorëzohej pranë autoriteteve, raportojnë mediat. Robinson, i cili u arrestua të enjten vonë në mbrëmje, ishte pjesë e një grupi të vogël miqsh në Discord kur shkroi: “Hej të gjithëve, kam lajme të këqija për ju. Ishte unë në UVU dje. Më vjen keq për gjithçka.” Ai po mbahet në paraburgim në Utah, ku akuzohet për vrasje të rëndë dhe pritet të dalë para gjykatës të martën. Robinson mund të përballet me akuza për vrasje kapitale që në Utah parashikojnë edhe dënimin me pushkatim. Hetuesit zbuluan se Robinson përdori një snajper për të qëlluar Kirk me një plumb në qafë ndërsa aktivisti...