Kërcënimi i gjyqtarit nga Rama, Ndoja: Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!

Kërcënimi i gjyqtarit nga Rama, Ndoja: Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Arjan Ndoja ka raguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas kërcenimeve nga kreu i qeverisë Rama, ndaj një gjyqtari pas një vendimi të këtij të fundit. Ai ka paraqitur në shënimin e tij edhe ligjet që mbrojnë punonjësit e sistemit të drejtësisë. « Vetëm nga leximi i këtyre dispozitave kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në atë gjyqësor, nëpërmjet deklaratave të tilla kërcënuese për intimidimin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve në Republikën e Shqipërisë », shkruan Ndoja. Postimi i plotë: E ndjej me vend të bëj këtë status, nisur nga formimi im profesional, por edhe pozicioni i përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mora vesh lajmin që personi...