Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherri për mandatin, Lapaj: Shabani u përdor si “kali i Trojës”, ka qenë gjithmonë me mendimin e keq
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 21:19 Adriatik Lapaj thotë se koalicioni i tij arriti të sigurojë 64 mijë vota dhe kjo gjë për “politikën e vjetër” ishte një lloj “kërcënimi” dhe e vetmja mënyrë e tyre për të sabotuar ishte duke përdorur “kalin e Trojës” brenda koalicionit. Sipas Lapajt “Nisma Thurje” e cila ishte pjesë e koalicionit, në momentin e djegies së mandateve tregoi që kishte patur gjithmonë një mendim të keq. “Ajo që ka ndodhur është e vërteta pa rroba e dy njerëzve që e kanë ndërtuar atë. Ne kemi 64 mijë votues dhe u doli jashtë parashikimeve dhe kur e panë që nuk e joshën dot drejtuesin e kësaj lëvizjeje, përdorën kalin e Trojës për të ndalur misionin për listat e hapura....