“I ke mbajtur pishtarin kryetarit”/ Rada shpërthen keq ndaj Xhelal Mziut: Pse idiotë janë 53% e votuesve?

“I ke mbajtur pishtarin kryetarit”/ Rada shpërthen keq ndaj Xhelal Mziut: Pse idiotë janë 53% e votuesve?

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit demokrat dhe gazetarit Ardit Rada në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. Mziu i ka kërkuar gazetarit që të hedhë sytë nga qeveria dhe të mos sulmojë opozitën, ndërsa Rada iu drejtua duke i thënë: “I ke mbajtur pishtarin kryetarit”. DEBATI: Rada: Ju jeni bashkë atje të gjithë. Se po të mos ishit bashkë se bënit këtë Kod Zgjedhor Mziu: Bashkë je ti, krimi dhe Rilindja Rada: Filloni tani thoni jo po s’na lanë neve të flisnim. Këto s’janë muhabete parlamenti more zotëri. Po këto janë pasojat e listave të mbyllura. Janë pasojat e shërbimeve që ju keni bërë ju kryetarëve, që ju keni mbajtur pishtarin për hallet e veta personale Mziu: Ore ky...