Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Të përfituara nga krimi, sekuestrohen 33 apartamente në Durrës, pasuritë në emër të Arben Lamçes
Me urdhër të prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar pasuritë e Arben Lamçajt, i njohur si pjesë e grupit të vëllezërve Çopja në Elbasan. 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete u është vendosur shirit i sekuestros, pasi dyshohen se janë pasuri të vendosura nga krimi. Lamçja dyshohet si i përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja, 16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, mes tyre edhe tentativa për të vrarë Nuredin Dumanin. Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arben Lamçja, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të Lamçes në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin...