Prokuroria spanjolle ngre alarmin për mafian shqiptare, raporti: Bashkëpunim me kinezët ‘mbytën’ Spanjën me drogë

Prokuroria spanjolle ngre alarmin për mafian shqiptare, raporti: Bashkëpunim me kinezët ‘mbytën’ Spanjën me drogë

Foto ilustruese SPANJË- Mafia shqiptare konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë, sipas Vjetor i vitit 2024 i Fiskal General del Estado (FGE) i publikuar së fundmi, në Spanjë. Në raport janë zbuluar detaje interesante mbi bashkëpunim e mafias shqiptare me atë kineze, të cilët veprojnë në Malaga dhe Marbella në operacione të mëdha kokaine dhe pastrimi parash. "Ata bashkëpunojnë me shqiptarët në Malaga dhe Marbella, ndërkohë që drejtojnë edhe skema të mëdha falsifikimi, duke i bërë ata lojtarë kyç si në aspektin e kontrabandës ashtu edhe në atë të pastrimit të parave të këtij biznesi", thuhet në raport. Sipas raportit, bandat Shqiptare kanë krijuar me shpejtësi një vend si një nga organizatat më të fuqishme të drogës në Spanjë. Ata kanë zgjedhur të vendosen në Spanjë dhe...