Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bankat “mbushin” tregun me kredi për banesa, ekspertët paralajmërojnë rrezikun që vjen
Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit po rritet më tej dhe ka arritur nivelet më të larta historike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik të këtij viti, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 63.3%, nga 61.1% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë viteve të fundit ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin kryerjen e investimeve. Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata...