“Vatër korrupsioni”, Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës

“Vatër korrupsioni”, Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë i është drejtuar SPAK me një kërkesë për të hetuar keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Në kërkesë thuhet se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta në Kadastrën e Vlorës kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore. Po ashtu, në kërkesë theksohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë. Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë: Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë Drejtuar: 1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë. 2. Prokurorisë pranë Gjykatës së...