Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Spanja ngre alarmin për fuqizimin e trafikantëve shqiptarë të drogës/ Zyra e Prokurorit: Bashkëpunojnë me kinezët, t’u hetohet pasuria!
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Spanjë ka ngritur shqetësimin për fuqizimin dhe bashkëpunimin e bandave shqiptare atje, me ato kineze. Në një raport të fundit të publikuar për vitin 2024, Prokuroria e Përgjithshme jep një mesazh "shqetësues", mbi atë se si "organizatat e mëdha kriminale" bashkëjetojnë në provincën e Malagas dhe Marbellas. Nga strukturat mafioze te bandat e zëna me vjedhjen e orëve ose shtëpive luksoze. Të gjithë bashkëjetojnë në një zonë relativisht të vogël, të vendosur në një nga zonat më miqësore për turistët dhe më të pasura të Evropës. Ai tregon "ndërlidhjen" e këtyre kriminelëve, duke theksuar "bashkëpunimin" e rrjeteve shqiptare dhe kineze. Dokumenti, që mbulon të dhëna nga viti 2024, paralajmëron se Malaga dhe Marbella janë "fokusi kryesor" i aktiviteteve të hartuara nga bandat "e sofistikuara" kombëtare dhe të huaja, të cilat kombinojnë...