Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Amerika tjetër mesazh Kurtit, Ambasada: Në Kosovë na duhet një partner që nuk sjell destabilitet
Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 20:18 Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një partner në Kosovë, i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kështu u shpreh të hënën një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. ”Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të...