“Mos më kërkoni të vajtoj për burrat e bardhë që…” / Bëri deklarata të forta për Charlie Kirk, pushohet nga puna gazetarja

“Mos më kërkoni të vajtoj për burrat e bardhë që…” / Bëri deklarata të forta për Charlie Kirk, pushohet nga puna gazetarja

Gazetarja dhe opinionistja e njohur Karen Attiah është pushuar nga puna në “The Washington Post”, pas më shumë se një dekade në këtë institucion prestigjioz. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Attiah në rrjetet sociale, duke deklaruar se u shkarkua për shkak të qëndrimeve të saj kundër dhunës politike, standardeve të dyfishta racore dhe apatisë amerikane ndaj armëve të zjarrit. Attiah ishte një nga zërat më të dallueshëm në Departamentin e Opinioneve të gazetës, dhe sipas saj, shkarkimi erdhi pas një sërë postimesh që ajo bëri pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës amerikane. Në postimet e saj, Attiah kritikoi retorikën bosh që dënon dhunën politike, por që, sipas saj, nuk shoqërohet me veprime reale për ta ndaluar atë....