“PD të dalë më shpejt me kandidatin e Tiranës”/ Teliti: Kemi kandidatura që përfaqësojnë të gjithë opozitën

“PD të dalë më shpejt me kandidatin e Tiranës”/ Teliti: Kemi kandidatura që përfaqësojnë të gjithë opozitën

Pasi kryeministri Edi Rama i hapi rrugë në Asamblenë Socialiste zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, për shkak se kryebashkiaku Erjon Veliaj ndodhet prej 7 muajsh ndodhet në qeli,  Partia Demokratike është nën ethet e përzgjedhjes së kandidatit të duhur për kryeqytetasit. Në Ditarin e A2 CNN me Pandi Gjatën, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i cili prej muajsh ka kërkuar shkarkimin e Veliajt, tha se Partia Demokratike nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë, por të dalë sa më shpejt me kandidatin për kryebashkiak, edhe pse ende nuk ka një njoftim për mbledhjen e Këshillit bashkiak për këtë çështje. “Duke qenë se janë zgjedhje të parakohshme koha për primare nuk premton. Për mua nuk duhet humbur asnjë minutë kohë, duhet...