Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash/ Rama: Shkodra fiton një hapësirë të re jete
Ish-reparti ushtarak në Bërdicë, një hapësirë e mbuluar prej dekadash nga tonelata hekurishte dhe qindra automjete të bllokuara, po i rikthehet më në fund qytetarëve të Shkodrës. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronës në administrim të Bashkisë Shkodër, punimet për pastrimin e zonës tashmë kanë përfunduar, duke hapur rrugën për një transformim të madh urban. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja dhe kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektuan nga afër terrenin, i cili deri pak javë më parë shërbente si magazinë e improvizuar e automjeteve të bllokuara nga policia, ndërsa së fundmi u mor nën administrim nga AAPSK. “Janë rreth 327 automjete dhe motomjete që janë hequr nga kjo zonë dhe...