Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci
Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2. Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë. Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2. Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev. Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5. Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4. Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe...