Izraeli nuk tërhiqet nga Eurovisioni

Izraeli nuk tërhiqet nga Eurovisioni

Showbiz E Hënë, 15 Shtator 2025 18:51 Paçka  kërcënimeve për bojkot nga disa vende, Izraeli synon të marrë pjesë në Eurovision 2026. ”Nuk ka asnjë arsye pse Izraeli të mos vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e këtij eventi kulturor, i cili nuk duhet të kthehet në politikë”, tha sot Golan Jochpaz, drejtori ekzekutiv i transmetuesit izraelit “Kan”, që merr pjesë në “Eurovision”, sipas mediave izraelite. Ky ishte reagimi i parë pas njoftimeve nga disa vende se nuk do të marrin pjesë në ”Eurovision” këtë vit nëse Izraeli pëfshihet në aktivitetin europian të muzikës. Transmetuesit nga Irlanda dhe Holanda kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli konkurron. Edhe Sllovenia ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë nëse Izraeli është pjesëmarrës.