Rama “kapet” me një tjetër gjykatës: Boshku riktheu në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar! Kush përqesh ligjin…(PARALAJMËRIMI)

Rama “kapet” me një tjetër gjykatës: Boshku riktheu në detyrë drejtorin që u kap me presh në duar! Kush përqesh ligjin…(PARALAJMËRIMI)

edi rama-marko boshku TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon me sulmet e tij ndaj gjyqtarëve. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Marko Boshku. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se gjyqtar Boshku ka rikthyer në detyrë një ish-drejtor rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i larguar për ndërtim pa leje. Ky fundit, ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit. Sipas Ramës ky është një rast skandaloz, i cili ashtu si ato të mëparshmit, do i përcillet KLGJ-së dhe ILD-së.  Njoftimi: Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët...