Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Komunist i vogël”/ Donald Trump sulmon kandidatin e majtë për Bashkinë e Nju Jorkut
Donald Trump ka sulmuar guvernatoren demokrate të Nju Jorkut, Kathy Hokul, pasi ajo mbështeti kandidatin demokrat Zohrab Mamdani në zgjedhjet e Nju Jorkut, duke e quajtur atë një “komunist të vogël”. “Ky është një zhvillim mjaft tronditës dhe një lajm shumë i keq për Nju Jorkun. Uashingtoni do ta ndjekë këtë situatë nga shumë afër. Nuk ka nevojë të shpenzohen para!”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social Truth. Tre kandidatë demokratë dhe një republikan do të garojnë për votat e njujorkezëve në zgjedhjet e 4 nëntorit, por 33-vjeçari Mamdani, i vetëshpallur sipas Trump si “socialist”, aktualisht kryeson sondazhet me një diferencë të madhe. Të dielën, guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut deklaroi hapur mbështetjen e saj për Mamdanin, duke thënë se luftimi i...