Zbulohet prapaskena e merkatos. Juventus refuzoi 70 milionë euro nga Chelsea për këtë lojtar

Zbulohet prapaskena e merkatos. Juventus refuzoi 70 milionë euro nga Chelsea për këtë lojtar

15 Shtator 2025 18:34 Telesport Kenan Yildiz është ylli i ri i Juventusit dhe i Serie A. “Calciomercato.com” zbulon një prapaskenë të bujshme të ndodhur gjatë afatit të merkatos. Juventus ka refuzuar ofertën 70 milionë euro të Chelsea-s për Kenan Yildiz. Edhe pse “Blutë” shpenzuan mbi 320 milionë euro përforcime në këtë merkato, kanë kërkuar transferimin e Kenan Yildiz, por oferta e tyre 70 milionë euro është refuzuar nga bardhezinjtë. Duke parë interesin e shtuar të shumë ekipeve të mëdha, Juventus po punon për të zgjatur kontratën me yllin turk, e cila skadon në vitin 2029. Plani i bardhezinjve është të rinovojnë me Yildiz dhe sigurisht që do ketë edhe një përmrësim të rrogës që merr aktualisht fantazisti turk.