Çfarë (nuk) u pa në mbledhjen e grupit, deputetët e rinj i prezantohen Gardës, Rama humor me Peleshin e Llajën

Çfarë (nuk) u pa në mbledhjen e grupit, deputetët e rinj i prezantohen Gardës, Rama humor me Peleshin e Llajën

Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Kryeministri Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjereve. Pasi u “zhveshën” nga postet e ministrore, socialistët u kujdesën që të paraqiteshin të buzëqeshur përpara objektivit të kamerës, për të mos lënë asnjë aludim për hatërmbetje ndaj vendimmarrjes së Aasamblesë. Ministria ju copëzua, por lajmin e kishte marrë me sportivitet. Më i votuari u Tiranës, Ministri Blendi Gonxhe erdhi në Kuvend me automjetin që e drejtonte vetë. Të tjerë deputetë ministra respektuan protokollin. Disa deputetë që edhe për pak ditë shfrytëzojnë favoret e postit të ministrave në detyrë,...