Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë mbi peshë, Shqipëria mes tre vendeve më problematike të botës
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të obezitetit tek fëmijët e moshës nën 5 vjeç, sipas raportit të fundit të UNICEF për vitin 2025, me titull “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët”. Sipas raportit, 17% e fëmijëve shqiptarë nën 5 vjeç ishin mbi peshë në vitin 2024, një përqindje gati trefish më e lartë se mesatarja globale prej 5%, dhe dyfish më e lartë se mesatarja e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore, e cila është 8%. Megjithëse situata mbetet shqetësuese, raporti vlerëson se Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2012, kur niveli i mbipeshës te fëmijët ishte 22%. Pavarësisht këtij progresi, Shqipëria renditet ndër tre vendet me përqindjen më të lartë të obezitetit...