Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lufte më 1999
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një të dyshuar në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se ai kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Prokuroria Speciale tha në një komunikatë se i dyshuari, i identifikuar vetëm si D.N., u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Prokurorët dyshojnë se ai, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, “ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”. Ai dyshohet t’i ketë kryer krimet në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999. Prokuroria tha se do të kërkojë që ai të mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit.