Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Parkun e Butrintit, flakët favorizohen nga era. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një pjesë e Parkut të Butrintit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka rënë në Qafën e Butrintit, por për shkak edhe të erës së fortë, ka avancuar edhe drejt Parkut. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.   Top Channel