Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dashnor Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër mbi situatën e brendshme të opozitës, duke e krahasuar atë me kriteret e bankave për dhënien e kredive. Në një intervistë për TemA, Sula u shpreh se një person mbi 65 vjeç nuk mund të marrë kredi në bankë, ndërkohë që sipas tij, opozita i ka besuar drejtimin një 81-vjeçari. Sipas ish-deputetit, demokracia funksionon vetëm kur qeveria ka përballë një opozitë të fortë, e cila e kontrollon dhe e denoncon. Por ai shtoi se aktualisht kjo balancë mungon, duke e lënë hapësirë arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë. “Një qeveri e mirë, e përgjegjshme është kur ka përballë një opozitë të fortë, që e kontrollon, që e denoncon,” theksoi Sula, “kurse një qeveri bëhet arrogante, bëhet e...