Drejt formimit të qeverisë së re, Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ‘Rama’! Mungon ‘Diella’

Drejt formimit të qeverisë së re, Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ‘Rama’! Mungon ‘Diella’

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi: Emërimin e Këshillit të Ministrave;Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit,...