Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë “Rama 4”. Njoftimi: Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi: 1. Emërimin e Këshillit të Ministrave; 2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; 3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i...