Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Grupi Parlamentar i PD-së letër ambasadave në Tiranë: Ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin evropian të Shqipërisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara nga Edi Rama në Rregulloren e Parlamentit gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së në 11 shtator. “Në 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se një grup pune, i përbërë vetëm nga anëtarë të Partisë Socialiste, ka punuar mbi disa ndryshime që duhet të bëhen në emërtimin, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare. Asnjë deputet opozitar nuk ishte pjesë e këtij grupi pune, dhe as nuk u ftua që të bëhej pjesë. Propozimet e njëanshme të bëra nga kryeministri Rama përfshinin rritjen e numrit të komisioneve...