Begaj dekreton qeverinë e re/ Ja kush janë ministrat që morën dritën jeshile nga Presidenti

Begaj dekreton qeverinë e re/ Ja kush janë ministrat që morën dritën jeshile nga Presidenti

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e 16 ministrave të rinj të kabinetit Rama. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten.  Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Por, në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”. Njoftimi i Presidencës:  Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z....